U “përplas” me homologun grek gjatë vizitës në Athinë, ministri turk harron sherrin, përqafohet me Dendias dhe darkojnë në Akropoli

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisi me tensione vizita e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu në Greqi. Ndalesa e parë sot e shefit të diplomacisë turke ishte në Komotini, pjesë e Trakisë ku qëndroi rreth 5 orë. Pas disa vizitave ai mbolli dhe një pemë në shenjë simbolike për marrëdhëniet e frytshme mes dy vendeve.

Ministri bëri një postim në Twitter duke shkruar se “Puna e myftinisë kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në ruajtjen dhe forcimin e unitetit dhe solidaritetit të pakicës turke”.

Kjo nuk i pëlqeu Athinës zyrtare që reagoi përmes ministrisë së Jashtme duke theksuar që “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut dhe se zbaton plotësisht detyrimet që rrjedhin nga Traktati i Lozanës, i cili në mënyrë të qartë i referohet pakicës myslimane në Traki. Pakica myslimane në Traki ka rreth 120,000 banorë grekë. Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar këtë realitet, si dhe pretendimet e mos-mbrojtjes së të drejtave të tyre, ose të diskriminimit të pretenduar, janë të pabazuara”.

Mirëpo shumë shpejt këto zënka janë harruar dhe ministrat e jashtëm të Greqisë e Turqisë janë përqafuar në Athinë, ku është kapur një foto nga mediat greke. Ato mësojnë se dy ministrat përqafohen teksa mësohet se sot darkojnë nën shkëmbinjtë e Akropolit dhe nesër do të bëjnë më pas takimin zyrtar.

Zjarr Tv Ad