Ushqimet që luftojnë të nxehtin

0
797
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
E urreni faktin që të gatuani dhe të qëndroni pranë sobës me gjithë këtë të nxehtë? Idetë e mëposhtme janë të thjeshta e të shpejta për t’u realizuar dhe do t’i bëjnë pasditet tuaja të verës vërtet të shijshme.

Fërgimi i disa ushqimeve, qëndrimi pranë furrës ose sobës së ndezur, janë të gjitha gjëra të cilat do të mund të shmangeshin me kënaqësi në këtë periudhë. Po cilat janë rastet më të mira për të gatuar ndonjë ushqim të freskët, praktik dhe të shpejtë? Më poshtë do të njiheni me disa ide krijuese për t’i realizuar në shtëpi në pak kohë.

1.    Sallatë frutash

Nëse jeni në kërkim të ideve të reja për mënyrën se si t’i servirni frutat e freskëta, sallata me fruta është një minivakt ideal për një shëndet të mirë dhe ndjesi të lehtë. Çdokush mund të zgjedhë variantin e tij të preferuar, e rëndësishme është që këtë lloj sallate ta shoqëroni me një salcë të ëmbël, për shembull: me çokollatë ose krem karamel.

2.    Kosi i frutave i bërë në shtëpi

Një alternativë tjetër për të shijuar frutat është kosi i përgatitur me to në shtëpi. Për ta realizuar, është shumë e thjeshtë: mjafton që në një enë të hidhni kos pa yndyrë dhe ta përzieni me frutat tuaja të preferuara, të prera në pjesë të vogla. Pasi ta keni lënë për disa orë në frigorifer, do të jetë gati për t’u shërbyer dhe për t’u shijuar.

3.    Akull me fruta

Akulli në fruta është shumë i thjeshtë për t’u realizuar në shtëpi, ndërsa ai është perfekt për t’ju freskuar gjatë pasditeve të verës. Çdokush mund të zgjedhë shijen e tij të preferuar, me fruta, çokollatë dhe qumësht.

4.    Sallatë

Pulë e pjekur në zgarë, lulelakër, oriz integral, shparg, misër i pjekur; janë të gjithë përbërës prefektë për t’i përgatitur si sallatë në mënyrë të shpejtë. Ajo mund të ruhet në frigorifer për ndonjë ditë dhe nuk mund ta humbasë shijen.

5.    Kuskus me perime

Kuskus me perime është një nga recetat vegjetariane më të thjeshta dhe të shpejta për t’u përgatitur, ndërsa në verë mund të shërbehet edhe e ftohtë. Për këtë recetë shërbejnë karota, patëllxhan, domate, kungull i njomë dhe borzilok: është ideale për një drekë apo darkë të shpejtë dhe të shijshme me miqtë.

6.    Perime të përziera

Sallata me fruta është shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Çdokush zgjedh perimet që pëlqen më shumë. Por gjithsesi, ju sugjerohen patëllxhanët, specat, kungulli i njomë, të cilët mund të grihen dhe të marinohen me pak vaj ulliri përpara se të shijohen.

7.    Sallata kapreze

Sallata kapreze me djathë mocarela, domate dhe borzilok mund të shërbehet edhe mbi fetat e bukës. Është shumë e thjeshtë për t’u realizuar, ndërsa ajo është një ide origjinale për një darkë në shoqëri.

8.    Sallata me patate

Sallata me patate është një minivakt i lehtë dhe i shijshëm. Mjafton që patatet t’i zieni, t’i copëzoni dhe t’i shtoni pak kos të bardhë jo të sheqerosur. Kësaj përzierjeje, hidhini edhe erëza aromatike dhe shijojeni në pak minuta.

9.    Domate të mbushura

Kjo antipastë e ftohtë është shumë e shpejtë për t’u përgatitur, sidomos nëse keni në dispozicion oriz me perime ose sallatë orizi: disa kokrra domate të freskëta mund t’i mbushni pikërisht me to.

10.    Brusketat

Nuk ekziston një mesvakt më i mirë se sa disa brusketa të thjeshta: për t’i përgatitur mjafton pak bukë, domate, vaj ulliri dhe borzilok. Më kreativët mund të zgjedhin diçka tjetër.

 

Zjarr Tv Ad