Vajza alergjike ndaj lotëve të saj

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lindsey Coubray ka një gjendje të rrallë,  urtikari aquagenic, që i lë shenja të kuqe në trup kur prek ujin. Kjo e bën të vështirë që ajo të lahet, të notojë madje dhe të dalë nga shpia kur bie shi. Kontakti më i vogël me uji bën që 19-vjeçarja të mbetet pa frymë, të ketë teshtimë të pakontrolluar duke e detyruar që të marrë ilaçe sa herë që lahet. Coubray, është një nga 50 njerëzit që botë që ka këtë gjendje.

Ajo pi qumësht në vend të ujit, që i shkakton plagë në gojë. Përveçse duhet të shmanget shiu, moti me diell mund të jetë po aq i vështirë. Moti i nxehtë është një sfidë e madhe për shkak të djersës që i shkaon skuqje në kurriz, krahë, kokë dhe gjoks. Coubray  përpiqe të menaxhojë gjendje e saj duke marrë antihistaminë të forta si edhe ilaçe për astmën për të kontrolluar frymëmarrjen e saj.

Ajo u diagnostikua me urtikari aquagenic dy vjet më parë. Por këto nuk janë problemet e vetme të 19-vjeçares. Coubray gjithashtu ka alegji ndaj lotëve të saj.

 

Zjarr Tv Ad