Virgil Van Dijk i hodhi benzin zjarrit me deklaratën e tij në vigjilje të ceremonisë së “Topit të Artë” kur tha me ironi se Ronaldo ishte kandidat për të fituar këtë trofe prestigjoz. Menjëherë pas kësaj deklarate reaguan ashpër motrat e Ronaldos, njëra prej të cilave u kap me deklaratën e mbrojtësit holandez të Liverpoolit.
“I dashur Virgil, kur të fitosh trofe të rëndësishëm, që vlejnë, atëherë flasim bashkë. Duhet të dish që Ronaldo nga ata ka fituar shumë dhe plot 5 herë Topin e Artë. Ronaldo është një kampion në vendet ku ka luajtur dhe në Premier League është shpallur edhe golshënuesi më i mirë. Kur të fitosh edhe ti disa tituj, atëherë mund të ulesh në një tavolinë me Ronaldon”, shkroi Katia Aveiro.
“Nuk kam asgjë me këtë djalë (Messin), por thjesht nuk e kuptoj çfarë ka fituar më shumë se vëllai im, që të marrë këtë çmim”, shkroi motra tjetër e yllit të Juventusit, Elma Dos Santos.