Vdekja e zv.ministrit kosovar, reagojnë Meta dhe Basha: Të tronditura nga lajmi

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen aksidentale të zv/ministri i Diasporës në Kosovë, Arjan Daci.  Arian Daci humbi jetën ditën e sotme, pasi u kap nga një ortek dëbore në Brezovicë.

 “Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shkruan Basha në Facebook.

Meta shkruan se është shumë i tronditur nga ky lajm i hidhur dhe se i shpreh ngushëllimet familjes së Arian Dacit.

“Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad