“Vendim Politik”/ Gjikondi zbulon planin e ish kryeministrit dhe Ilir Metës: Nëse Berisha s’e merr vulën, do të duhet t’i ulet në gjunjë …

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Roland Bejko dhe aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi, të ftuar në studion e Abc News, komentuan zhvillimet e fundit politike. Bejko tha se PD nuk është bërë kurrë një parti e djathtë ndërsa Gjikondi shtoi se me këto lëvizje, Berisha kërkon që të bëhet faktor para ndërkombëtarëve.

Juristja shtoi se nëse gjykata e Apelit nuk vendos në favor të Berishës, ai do të duhet t’i ulet në gjunjë Ilir Metës. “Berisha do të duhet t’i ulet në gjunjë Metës në rast se nuk e merr vulën dhe ai e di mirë që në pazarxhi si Meta e dëmton më shumë sesa është copëtuar.“, tha Gjikondi.

Ndërkaq, të pyetur për kërkesën e Ivi Kasos për të mos pranuar ankimimin, juristja tha se ai kërkon që të mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, që sipas të cilës, është një vendim politik.

“Kaso do që të mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit. Atë mund ta bënte paraprakisht dhe ka pasur kohë ta depozitonte. E bën sot që të shtyjë afatin gjoja që të merret parasysh kjo gjë. Tabelat që janë aty tregojnë që ata e presin një vendim jo të mirë për Berishën. E kuptojnë se nuk i kanë gjërat mirë sepse vendimi i Zhukrit është një vendim politik.“, tha Gjikondi.

Zjarr Tv Ad