Video/ Qytetari nga Lushnja vazhdon denoncimet në emisionin ‘ZBARDHI’ për presionin e votës dhe nxjerr emrat e administratës publike

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin e sotëm të mëngjesit “Zbardhi” në Zjarr Televizion një qytetar nga qyteti i Lushnjes ka denoncuar për të dytën herë radhazi presionet e administratës publiken për votën në zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë rublikës së telefonatave, qytetari në komunikim me gazetaren Greta Hoxha zbuloi edhe dy emra të cilën po angazhohen me shantazhet për sigurimin e votave për Partinë Socialiste.

Telefonuesi shprehet se bëhet fjalë për Ilir Zhupën, i cili është drejtor i gjimnazit ‘Krutje’ në qytetin e Lushnjes dhe Alfred Çani, nëndrejtor në Drejtorinë e Bujqësisë Lushnje.

Sipas telefonuesit, punonjësve të kësaj bashkie, të shantazhuar nga këta shtetas, u duhet që të sigurojnë 20 vota secili për të “ruajtur” vendin e tyre të punës.

Zjarr Tv Ad