Vijon prishja e objekteve te paligjshme

0
853
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrjeta e kabllove qe varej nëpër shtylla në rrugët e qytetit Fierit është rrëzuar përtokë. Aksioni i Inspektoratit Ndërtimor te Bashkisë ka nisur me qendrën, aty ku do te zbatohet dhe projekti i shëtitores së re dhe lulishtes me sipërfaqe prej 4 hektarësh. 
Pas shkatërrimit te mbi 100 objekteve të paligjshme anës shtratit të lumit Gjanica, kjo është nje tjetër ndërhyrje që synon lirimin e hapësirave publike. Edhe në Durrës Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike. Fadromat do te rrafshojnë kioskat, muret rrethuese apo reklamat e bizneseve private në anët e rrugës dytësore Plepa-Kavajë për te vazhduar deri në Vlorë. Në listë për t’u shembur deri tani janë rreth 300 objekte te paligjshme

Zjarr Tv Ad