Vlen të thkesohët që; njerëzit që kanë bërë fillera në fytyrë, ka shumë mundësi që të përjetojnë enjtje dhe inflamacion me marrjen e vaksinës Modernas, ka vënë në dukje komiteti këshillues i FDA.
Sipas komitetit, disa pjesëmarrës në provë, që kishin fillera në fytyrë, kanë përjetuar efektet anësore. Një dermatolog nga Kalifornia tha se; reagimi ishte imunologjik.
“Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ringjallet kur merrni një vaksinë, kështu duhet të funksionojë”, tha Dr. Shirley Chi, e cila vuri në dukje se efektet anësore u trajtuan lehtësisht nga personeli mjekësor. “Kështu që është normale që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara, ku vërehet ndonjë substancë që nuk është një substancë e natyrshme në trupin tuaj.”
Megjithatë, ajo tha se efektet anësore, nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit të bëjnë vaksinën.