Genc Deromemaj, kryetari i PD-së së Vlorës ftoi dy ditë më parë anëtarësinë e kësaj force politike në qytetin bregdetar që dje të ishin të pranishëm në teatrin “Petro Marko”, pasi atje do të shkonte kandidati për kryetar Lulzim Basha.
“Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe kandidat për Kryetar i PD, Lulzim Basha, fton anëtarësinë e PD Vlorë në një bashkëbisedim në Teatrin “Petro Marko”, ditën e enjte, 27 Maj ora 19:00. Ftohen të gjithë anëtarët e PD Vlorë të marrin pjesë”, lajmëroi Deromemaj.
Newsbomb.al shkroi për këtë njoftim të Deromemajt, për faktin se të djathtët vlonjatë nuk ishin aspak të kënaqur me drejtuesin aktual të PD dhe kërkonin që anëtarësia e Vlorës të mbështeste Agron Shehajn.
Dhe mesa duket këto pakënaqësi të anëtarësisë janë reflektuar dhe në takimin që Lulzim Basha ka zhvilluar dje në Vlorë për të kërkuar mbështetje dhe vota në garën për kryetar. Takimi i planifikuar në sallën e Teatrit “Petro Marko” është anuluar dhe është mbajtur në zyrën e PD në Vlorë.
Siç shihet nga foto që ka siguruar newsbomb.al nga brenda takimit, demokratët vlonjatë kanë braktisur Lulzim Bashën dhe për shkak se atje janë mbledhur vetëm 15 persona, destinacioni ka ndryshuar; nga Teatri në zyrën e PD.