Vuçiç: Kush janë kufijtë e ‘Kosovës së pavarur’?!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Tv Pink ka thënë se ndarja e Kosovës është një zgjidhje e mundshme. Ai ka shtuar se Serbia lidhur me Kosovën ka presione nga shumë anë, por po ia del “të ecën nëpër tel”.

“Pozita jonë në botë është shumë më e mirë se sa më herët, por është vështirë kur keni presione nga anë të ndryshme dhe kur shqiptarët sillen në mënyrë joracionale dhe me papërgjegjësi”, citohet të ketë thënë Vuçiç”. Sukses i Serbisë, ka thënë ai, është se taksa e Kosovës ndaj mallrave serbe kundërshtohet nga 28 vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-ja, Rusia e Kina. “Nëse thonë konflikt i ngrirë, atëherë duhet pyetur se çfarë do të bënin nëse shqiptarët e Kosovës e marrin Trepçën ose e sulmojnë veriun. Ku është ai konflikt i ngrirë?! Për këtë arsye është më mirë të bisedohet që të mos fajësoheni”, ka thënë ai.

Sipas Vuçiçit “është më me rëndësi që serbët e shqiptarët të bisedojnë si të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe bashkë në të ardhmen se sa që të vritemi”.Gjithashtu, Vuçiç ka theksuar se Haradinaj po bëhet lider falë taksës prandaj nuk po do të heqë dorë nga ajo.

Ka thënë se amerikanë kanë forcë të jashtëzakonshme, por nuk e kanë atë forcën që e kanë pasur.Ka nënvizuar se Serbisë askush më nuk mund t’i thotë: “Duhet ta bësh këtë e këtë. Kjo nuk është më në fjalor”.Ka thënë se disa e akuzojnë të jetë tradhtar, të tjerë të jetë luftënxitës.Ka vërejtur se edhe ndarja është njëra nga zgjidhjet për Kosovën dhe në fund kjo duhet të ndodhë.

“E, nëse flasim për kufijtë, cilët kufij i njohim, as ne nuk e dimë”, ka thënë Vuçiçi duke shtuar se disa i dinë ndërsa për ta janë kufij të tjerë.

“Gjysma e botës thotë se këta janë kufijtë e të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, gjysma tjetër thotë se ajo është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiç duke u pyetur me ironi se për cilët kufij është fjala: “spanjollë, italianë, turq, grekë, kinezë, rusë, gjermanë ..”.

 

 

Zjarr Tv Ad