Vuçiç takon Lavrov: Nuk e njohim Kosovën vetëm për BE-në

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se do të refuzonte anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse Beogradi nuk përfiton në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqje së pengesave për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.Pas një takimi me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, ai tha se Serbia do të mbrojë interesat e saj pavarësisht se mund të paguajë një çmim të lartë.Nëse mendoni se është e mundur që ne të themi se do ta pranojmë Kosovën dhe ajo të hyjë në OKB, ndërsa ne të mos përfitojmë asgjë, por do të na thuhet se do të jemi anëtare e Bashkimit Evropian, përgjigjja jonë është jo”, tha ai.Presidenti serb tha se vlerësimet rreth ideve dhe planeve për marrëveshjen me Kosovën që paraqiti në Beograd ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov janë shqetësuese.“Nuk dua të mashtroj njeri ose të fsheh diçka nga opinioni në Serbi. Duket se është duke na pritur një periudhë tepër e vështirë, në të cilën do të përballemi me trysni të madhe, në mënyrë që të realizohen disa plane, të cilat ne nuk i kemi marrë as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht. Por, në bazë të vlerësimeve të caktuara të miqve tanë rusë, më duket se do të na duhet që të jemi shumë të kujdesshëm në vëzhgimin e secilës ide që do të na paraqitet”, tha presidenti serb.Ministri rus Sergei Lavrov po qëndron në Beograd dy ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi. Ai tha se problemi i Kosovës mbetet i pazgjidhur dhe Bashkimi Evropian, i cili nga Këshilli i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka marrë mandatin për rolin e ndërmjetësuesit në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet të përpiqet për zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë arritur, duke vënë theksin tek çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zjarr Tv Ad