WhatsApp është kthyer në një ndër aplikacionet më të përdorura në botë, duke afruar komoditet në komunikimin individual.
Por, një gjë e tillë nuk mund të bëhet normalisht në vitin 2020, me aplikacionin që do të ndalojë së punuari në miliona telefona brenda dy muajve të ardhshëm, pasi kompania do të tërheqë shërbimin në disa platforma të vjetra celulare.
Në njoftimin e fundit të WhatsApp thuhet se çdo iPhone që funksionon me iOS 8 ose më i vjetër nuk do të ketë mundësi të përdor aplikacionin, së bashku me çdo pajisje Android që i përket versionit 2.3.7 ose më të vjetër pas datës 1 Shkurt 2020.
Ndërkaq, përdoruesit e këtyre sistemeve operativë nuk janë në gjendje të krijojnë llogari të reja WhatsApp ose të verifikojnë llogaritë ekzistuese. Gjithashtu, WhatsApp do të penalizojë të gjithë përdoruesit e saj që zotërojnë një model telefoni që funksionon me Windows nga 31 Dhjetori 2019.