Nga Ylli Dylgjeri
Demokracia zero… Ne PD u mbyllen zgjedhjet. Po ne PS do behen zgjedhje? Rama nuk po ben fare zgjedhje ne PS! Ne PS nuk njohim te dyte. As shoku Gramoz ne ikje nuk ishte 2-i. Ishte dikur Blushi…kur thuhej se eshte 1-sh per 2-sh. Iku… Rama mbeti 1-sh. Ben vetem zgjedhjet elektoralet. Rama vazhdon te drejtoje i vetem prej vitesh. Eshte ai, janë 20 vende bosh. Një për të gjithë e të gjithë për një! Nuk ka të dyte. Nuk ka dhe as nuk lejohet fraksion. Kush del kundra perjashtohet, ose deskrititohet ne publikun PS sepse:
-Kryetari te pikturon
-Kryetari te emeron.
-Kryetari te shkarkon.
-Kryetari te sfidon.
-Kryetari te ngjall,
-Kryetari te vdes…
E vdiq dhe më pas e ngjalli Fatos Nanon. E ngjalli e me pas e vdiq Lelin e Vlores. Shembulli i fundi: Ne Vlore sot mbledhin firma per perjashtimin, vdekjen politike te Tij…
Kush e ka rradhen?
Ne PD Kryetari Basha sërisht Udhëheq i vetëm Partine Demokratike… edhe kur humbet 5 zgjedhje rradhazi. Kundershtaret iken. Bejne parti, bejne kakerdhi… U kërkua me ngulm të bëhen zgjedhjet…. U bënë. Dolen 4 konkuruesit. Dolën kritikuesit. Dolen votuesit. Dolën turbulluesit. Në fund… përfundoi numërimi. Fitoi Lulëzimi! Nuk ka tjeter! Rezultati: 8 me 2 per Bashen. Basha e mund PD-ne edhe kur ndeshet me PS-ne edhe kur ndeshet vetë me të. Po Tani? Të bashkohen te mundurit per luftën e rradhës!
Ne LSI …nuk ka zë, nuk ndihet ende njeri. Analizë e gjate. Me mire se Une se di njeri. Unë e kam edhe komshi… Partite e tjerat Jane Jenisheret…Po kthejnë leket e fushates.
Votuesit: Tani relaks. Shifni futboll.