Ylli Manjani: Kabineti i Spiropykave/ Spiropalizimi është sjellja publike e preferuar që i sjell rehatllëk udhëheqësit, modeli i kabinetit qeverisës quhet i Spiropalizuar…

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me kabinetin e ri, ku shprehet se këta janë një tufë pulash, që nuk meritojnë as t’i thërrasësh paraprakrakisht për t’i propozuar detyrën.

Postimi i plotë i Manjanit:

Kabineti i spiropykave.

Elisa Spiropali ka meritë të veçantë, sepse sapo ajo u fut në kabinet ndihmoi njerëzit për të përkufizuar llojin e kabinetit që preferon Rama. Spiropali është modeli i duhur i personit. Spiropalizimi është sjellja publike e preferuar që i sjell rehatllëk udhëheqësit. Modeli i kabinetit qeverisës quhet i Spiropalizuar. Të kuptohemi, këto terma nuk janë përkufizime për inteligjencën personale të personave që përzgjidhen ministra, as për zonjë Elisë në vetvete, por sjellja publike dhe politike e tyre duhet të ketë e Spiropalizuar.

Pra nëse pranon të flasësh kodra pas bregut; të thuash pas çdo ngjarje se “për këtë bëhen filma”; të lehësh në media e rrjete sociale tekst të shkruar nga bosi; të bësh xhadën kur të kërkohet; të bësh zhurmë kur llafosesh vetë ose dikush tjetër; të firmosësh e të marrësh vendime pa menduar; të marrësh vendime pa bërë mbledhje, diskutime mbi temën jo e jo, plotëson kriterin për të qenë i Spiropalizuar. Për pasojë për t’u emëruar ministër.

Kabineti që u shpall dje është totalisht i tillë, i Spiropalizuar pra. Një listë me emra të rinj e të vjetër që sillen, flasin e gjestikulojnë njësoj. Ata të gjithë bëjnë prova para pasqyrave të imitojnë Bosin kur flasin në publik. Por u duhet të flasin me fjalë të thjeshta, të Spiropalizuara dmth. Një tufë pulash që krëcënohen nga tufa e grerëzave që i akomodoi në kryesi dhe forumet e PS dje… Një tufë pulash që nuk meritojnë as ti thërrasësh paraprakrakisht për ti propozuar detyrën…

Eshtë e tepërt të kërkosh konstitucionalizëm në mjedis të Spiropalizuar. Kështu që asgjë e re nuk del më nga ky mjedis i kalbur deri në palcë… Ata duhet të ishin në opozitë, por janë aty në mënyrë krejt të panatyrshme. Ndaj dhe spiropalizohen që ta shtyjnë sa ta shtyjnë…Nëse Noli do ishte gjallë do ta përshtaste fjalën e tij mbi Kabinetin e Pykave. Do ta quante të Spiropykave”.

Zjarr Tv Ad