Yuri Kim i kthen përgjigje Kryeministrit Rama: S’kam nevojë të më tregoni detyrat, ato që unë kërkoj i kërkon edhe ligji…

0
2097
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja Yuri Kim, i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se; s’ka nevojë t’i tregojnë detyrat. Një përplasje kjo në distancë, që ka nisur pas thirrjes që bëri pak ditë më parë ambasadorja e SHBA për të kaluar në vetting kandidatët për deputetë.

Kim ka reaguar sërish dhe përforcon thirrjen e saj se; kjo nuk duhet bëhet se e kërkon një ambassador, por sepse e kërkon ligji shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Yuri Kim shkruan se; udhëheqësit duhet të pastrojnë listat, kjo sepse kërkohet nga ligji shqiptar, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit.

“Udhëheqësit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thanë kështu ose sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se korrupsioni është një përparësi. Ata duhet ta bëjnë atë sepse kërkohet nga ligji i Shqipërisë, pritet nga një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”–  ka shkruar ambasadorja në Twitter.

Zjarr Tv Ad