Zbulohet lista/ Kush janë 22 të zhdukurit në tre vite në Vlorë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas reagimit te policisë të qytetit të Vlorës për të zhdukurit kur vetëm në tre vitet e fundit në këtë qytet numurohen 23 të humbur, dosja e tre prej tyre do ti kalopjw  Krimevë të Rënda. Dy nga të zhdukurit e fundit në Vlorë që dyshohet se janë ekzekutuar nga grupet kriminale, janë Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe, të cilët kanë humbur gjurmët përkatësisht në qershor dhe korrik të këtij viti. Krimet e Rënda po hetojnë gjitashtu edhe për zhdukjen e Leonard Mehmetit, i njohur si Nani, sipërmarrës në Vlorë, i zhdukur në 22 nëntor 2016.

Nga deklarimet e familjareve medohet se Mehmeti kishte miqësi me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautajn, të dy të ekzekutuar në 2016-ën në autostradën Tirane-Durrës. Ervin Dalipaj ishte në kerkim si i dyshuar për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Collakut.

Ndërkohë Prokruoria e Vlorës ka publikuar listën, emrat e personave të denoncuar të zhdukur, por vetëm për katër cështje ka procedim penal, pasi janë gjetur elementë të vepres penale.  Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e disa prej tyre ka ardhur për larje hesapesh apo hakmarrje për cështje që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën. Burime nga policia bëjnë të ditur se nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar këta persona konsiderohen të zhdukur.

Disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afermit e tyre janë zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjec dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze 28 vjec. Ata dolën në det më 3 korrik të 2017-ës nga porti i Vlorës por nuk u kthyen më. Ksandro Imeraj 32 vjec është një tjetër i ri, zhdukja e të cilit u denoncua nga të afërmit nëpërmjet medias. Ai u largua në mars të këtij viti, dhe dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det, teksa ishte nisur drejt Italisë me një mjet lundrues.  Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. 26-vjecari Albano Imeraj u gjet pa jetë pranë monumentit të pavaresise në Vlorë. Mes të shpallurve të larguar nga banesa është edhe Gentian Collaku, i shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, ngjarje e ndodhur në Orikum, ku i riu ka grabitur me armë një karburant. Policia e ka referuar rastin në prokruori, por dyshohet se humbja  e kontakteve të tij me familjarët është për shkak të tentativës për t’ju shmangur dënimit.

Sipas të dhënave nga policia, katër prej të zhdukurve kanë humbur  në det, në tentativë për të transportuar lëndë narkotike në Itali. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në menyrë misterioze, për disa prej të cilëve dyshohet se mund të jenë vrarë. Vetëm gjatë këtij viti janë 13 denoncime për të zhdukur në Vlorë. Ndërkaq, Edmond Durmishi, Eduard Habibi emrat e të cilëve rezultojnë në listën  e të zhdukurve të bërë publikë nga organet ligjzbatuese, janë kthyer në banesë.

Zjarr Tv Ad