Zbulohet shpella shekullore në Prizren

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpelle shekullore rreth 8 metra e thellë e mbushur me stalagtitet ëstë zbuluar në Zhur të Prizrenit jo shumë larg nga kufiri shqiptar. Në tre ditë ajo është kthyer në një atraksion për vizitorë nga të dy anëtët e kufirit të cilët kërkojnë të mbrohet.

Ka vetëm tre ditë që është zbuluar dhe është kthyer në atraksion.

Shpella e mermertë e zbuluar në Zhur të Prizrenit po tërheq vizitorë të shumtë nga Kosova, por edhe nga Kukësi kufitar.

Prej ditës së zbulimit dhe pasi lajmi u përhap, banorët futen aty pa kontroll.

I gëzohen aventurës së veçantë, por rrezikojnë edhe të dëmtojnë stalagtitet.

Ndaj kërkohet ndërhyrja dhe përkujdesi i institucioneve që siç thonë ende nuk janë bërë të gjallë.

Shpella është 8 metra e thelle doli në dritë gjatë punimeve për zgjerimine  rrugës Zhur-Dragash.

Ramadan Kurtaj e zbuloi ndërsa po punonte me ekskavator.

Kurtaj: Gjatë punimeve kemi hasur në një birë dhe duke punuar, duke punuar është mbushur me dhe aty kemi parë që nuk mbushej me dhe aty, e kemi parë që është diçka. Brenda 2-3 ditëve e kemi hapur. Kanë qenë institucionet përkatëse që merren me këtë punë, shihni shiritin këtu “Mos prekni asgjë”.

Në vijim pritet që ekspertët e trashgimisë në Kosovë të inspektojnë këtë shpellë dhe të vendosin çfarë do të bëhet me të.

Zjarr Tv Ad