Zyrtarizohet fjala e Ramës/ Mira Rakacolli: Muzika nga ora 22:00 do të lejohet deri në 23:00. Masat e tjera do të mbeten ashtu siç kanë qenë…

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka konfirmuar sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, fjalën e Kryeministrit Rama më herët sot, i cili tha se orari i lejuar i muzikës në lokale nga ora 22:00, do të lejohet deri në orën 23:00 në mbrëmje.

Sa u takon masave të tjera anti-Covid, zv.ministrja Rakacolli, tha se do të mbeten në fuqi.

Masat e tjera janë: Lëvizja e lirë deri në orën 00:00, nuk mbahet maska në ambiente të jashtme, vetëm në ambiente të brendshme me sipërfaqe të kufizuar, grumbullimi lejohet me më sumë se 10 veta etj.

Mira Rakacolli: Indikatorët dëshmojnë që në Shqipëri situata është e qetë. Masat janë lehtësuar dhe sezoni turistik po vazhdon. Ata që janë në spital janë në moshë mesatare mbi 60-vjeç, u është ofruar vaksinimi, por kanë zgjedhur të mos vaksinohen ndaj dhe po u nënshtrohen trajnimeve mjekësore. Komiteti i Ekspertëve, duke u bazuar tek të dhënat epidemologjike dhe vaksinimi masiv, propozon zgjatjen e orarit të muzikës në 23:00 ndërsa masat e tjera mbeten në fuqi siç kanë qenë më përpara, pra masat që u vendosën në datë 1 korrik.

Zjarr Tv Ad