1000 muzikantë u mblodhën në një vend, me një kërkesë shumë të veçantë [VIDEO]

0
643
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi i cili është emëruar ‘Rock 1000’ e ka organizuar ngjarjen dhe ka mbledhur fonde për ngjarjen dhe videon për më shumë se një vit.
‘Foo Fighters’ janë rock-grup legjendarë, aq legjendarë përderisa qindra njerëz: tupanxhi, basistë, gitaristë dhe këngëtarë u bashkuan në një vend në qytetin Cesena për të performuar një nga këngët më të njohura të grupit ‘Learn to Fly’, me shpresën që kjo performancë do t’i bindë grupin ‘Foo Fighters’ për të dhënë një performancë në këtë qytet.

Në fund të performancës, njëri nga organizatorët e kësaj ngjarje Fabio Zaffagnini, kishe një mesazh për ‘Foo Fighters:

“Besoj se kjo video to të shihet nga një numër shumë i madh i njerzve anembanë Botës, por thënë të vërtetën kjo i drejtohet vetëm 5 personave;

Pra, Chris, Pat, Nate, Taylor dhe Dave Grohl ‘Foo Fighters’. Italia është një vend ku ëndrrat nuk realizohen aq lehtë, por ajo është një vend i pasionit dhe kreativiteti, dhe kjo që kemi bërë këtu është një mrekulli e vërtetë.

1000 njerëz, 1000 rokerë, të cilët kanë ardhur nga i gjithë vendi, me shpenzimet e tyre. Dhe ata e bënë këtë vetëm për një këngë, këngën tuaj. Pra kërkesa jonë është, që ju ‘Foo Fighters’ të vini këtu dhe të mbani një koncert për ne, këtu në Cesena.”
‘Foo Fighters’ janë shumë të njohur për mos-zhgënjim të fansave, dhe menjëherë ata e kanë publikuar videon në llogaritë e tyre zyrtare në media sociale.

Zjarr Tv Ad