“11 vrasje gjatë verës”/ Paralajmëron Karamuço: Prisni shkarkimin e Rrumbullakut

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një paralajmërim të fortë për Policinë e Shtetit, pas ngjarjeve të shumta kriminale të ndodhura vetë gjatë sezonit veror.

Sipas Karamuços ditët në vijim pritet të shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pasi shumë ngjarje kriminale kanë mbetur pa u zbardhur.

“11 vrasje ( gjatë sezonit), kishte dy tre vite që se kemi këtë shifër. 38 persona pa mbyllur ende shtatorin, ka probleme në kontrollin e territorit, shumica mund të ishin parandaluar, faktorët gjatë sezonit turistik janë të shtuar por kjo s’do të thotë që ta mbajmë policinë në gjumë. Ndërkohë që kemi shifra në rritje, ka plagosje, vdekje të turistëve në aksidente, por janë shifra që duhet të na alarmojmë, punë jo e mirë e policisë.

Nuk e kemi vetëm ne këtë gjatë sezoneve, e kanë shumë vende në Mesdhe, ishim të 6 në nivel kriminalitetit do rritemi në rankim me uljen e popullsisë. Prisni shkarkimin e Rrumbullakut, do të ketë shkarkime, ndryshime të të gjithë kupolës, s’bëhet se ky ka faj apo ka ai faj, por për t’i dhënë një rienergjizim të të gjithë kësaj, e prisja që në kohën e ministrit balla por le të jetë premtuese kjo që do të jetë në javët në vijim.”, tha Karamuço për Top Channel.

Zjarr Tv Ad