‘12 mln euro tendera me 99.9% të çmimit dhe 30% kompesim’/ Vasili-Ramës: Zero ndihmë për qytetarët

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me kompesimet me 30% të qeverisë për kompanitë e ndërtimeve, të cilat sipas deputetit i kanë fituar tenderat me 99.9% të çmimit limit dhe pa garë.

‘SPAK rri mbyll sytë, gojën dhe veshët ndërsa paratë publike grabiten e plaçkiten kaq trashë sepse jane te sigurte per pandëshkueshmërinë e tyre’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Per tenderat, qe jepen me 99.9% te çmimit dhe pa gare, Rama jep edhe 30% kompesim,ndersa per qytetaret zero ndihme!

Media raportojne qe Tenderi i mirembajtjes se kater rrugeve te Rajonit Qendror dhe Juglindor me vlere 12 milion euro jepet pa gare dhe me mbi 99.9% te cmimit.

Sikur nuk mjafton, qe keta tendera  dhurohen nga qeveria me 99% te vleres, por do tu japin edhe 30% kompesim.

Jane me qindra tendera, qe jepen nga qeveria me 99% te çmimit ane e mbane ministrive e drejtorive rilindase ku tenderohen qindra milion euro.

SPAK rri mbyll syte, gojen dhe veshet ndersa parate publike grabiten e plaçkiten kaq trashe sepse jane te sigurte per pandeshkueshmerine e tyre. Ne nuk do mbyllim syte dhe do tja kerkojme SPAK zyrtarisht qe te hetoje deri ne fund. Dy rruge ka: ose SPAK do te hetoje ose me mosveprimet e tij do te konsiderohet i inkriminuar me vjedhjen shteterore.

Zjarr Tv Ad