30 mln lekë pa garë për ‘Farma Net Albania’/ Kompania e Topçiut ofroi 100 % të fondit limit

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Farma Net Albania ka fituar tenderin 30 milionë lekë për ilaçin kundër helmimit nga gjarpri ashtu sikurse syri televizion parashikoi që ky është një tender i paracaktuar. Në bazë të dokumenteve zyrtarë, rezulton se ‘Farma Net Albania’ është konkurente e vetme në procedurën për blerjen e barit ‘Viper Venom’ në ampula 5 militra dhe ka ofruar vetëm dy mijë lekë të vjetra më pak se sa fondi limit.

Nuk ka asnjë surprizë në tenderin 30 milionë lekë për ilaçin kundër helmimit nga gjarpri.

Kompania ‘Farma Net Albania’ është shpallur fituese, ashtu siç ishte parashikuar që në hapjen e procedurës nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë.

Madje, kompania e Sokol Topçiut ka qenë konkurente e vetme në garë dhe ka paraqitur ofertën me vlerë sa 100 përqind e fondit limit, duke ngritur flamur të kuq mbi të gjithë procedurën.

‘Syri TV’ e parashikoi që në krye të herës se ky do të ishte rezultati i tenderi me objekt ‘Blerje bari Viper Venom Antiserum 1 amp/ 5 ml, per nje periudhe mbulimi 12 mujore’, me fond limit 3.042.242 lekë të reja pa TVSH.

Autoriteti kontraktor synonte blerjen e medikamentit kundër helmit të gjarprit në ampula 5 miligramë.
Në tregun shqiptar qarkullon i njëjti ilaç në ampula të ndryshme, përfshirë 1 mililitra, 5 militra dhe 10 mililitra.

Por, QSUT, ashtu si edhe struktura spitalore të tjera gjatë viteve të fundit, janë fokusuar në kërkesat e tyre vetëm tek ilaçi kundër helmimit në ampula 5 mililitra.

Ky medikament specifik është i paregjistruar në Shqipëri dhe ai qarkullon vetëm me një Autorizim të Posaçëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kompania ‘Farma Net Albania’ është e vetmja që ka autorizim për shitjen e ilaçit kundër helmimit nga gjarpri në ampula 5 mililitra në vendin tonë.

Shoqëria e drejtuar nga Topçiu ka marrë Autorizim nga Ministria e Shëndetësisë si distributor ekskluziv i ‘Viper Venom’ 5 ml në Shqipëri.

Pra, pavarësisht se tenderi për blerjen e këtij ilaçi konsiderohet e hapur, në fakt gjithçka duket se është e paracaktuar.

Diçka e tillë ndodhi së fundmi edhe me tenderin 30 milionë lekë të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.

Në bazë të dokumenteve zyrtarë, rezulton se ‘Farma Net Albania’ është konkurente e vetme në procedurën për blerjen e barit ‘Viper Venom’ në ampula 5 militra.

Natyrisht, kompani të tjera do e kenë vlerësuar të tepërt që të shpenzojnë kohën e tyre për të përgatitur dokumentat, mbi në tender që ishte i orientuar që në titullin e tij.

E, në fakt, kështu ndodhi. ‘Farma Net Albania’ mori pjesë e vetme dhe ofroi vlerën 3.040.000 lekë, ose vetëm 2 mijë lekë të vjetra më pak se sa fondi limit.

Më saktësisht, kompania e Sokol Topçiut paraqiti ofertën aq sa ishte fondi limit, i bindur se do të fitonte procedurën tenderuese.

Ilaçi ‘Viper Venom’ në ampula 5 mililitra është shndërruar në një gur fati për ‘Farma Net Albania’.

Gjatë viteve të fundit, kjo kompani ka arritur të fitojë qindra milionë lekë publike, vetëm duke i shitur strukturave shëndetësore ilaçin e tij ‘çudibërës’ të luftës kundër helmit nga gjarpri, megjithëse në treg qarkullojnë shumë lloje medikamentesh të tjera që shërbejnë për të njëjtin qëllim./SYRI.net

Zjarr Tv Ad