Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt një banese fshatin Potom të Skraparit, duke iu rrezikuar jetën anëtarëve të një familje.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 20 gushtit, ku 34-vjeçari L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.
Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.