Artikull i shkruar në 21/01/2018
Intervista e kreut të opozites Lulzim Basha në emisionin “Shkruaje ne Akull” te gazetarit Ismet Drishti ne Zjarr Televizion ka qene nje nga lajmet kryesore te shume gazetave dhe portaleve ne vend. Gjate transmetimit te emisionit dhe interesi I publikut ka qene I larte, ku Zjarr Televizion regjistroi nje audience te larte shikueshmerie te emisionit “Shkruaje ne Akull”.
Shumë prej portaleve dhe gazetave kanë marrë pjesë nga intervista ndryshe dhe e kanë bërë lajm kryesor në faqet e tyre, rrëfimin e kreut te opozitës. Një intervist ndryshe e bërë nga gazetari Ismet Drishti, që është munduar që të sjellë një Lulzim Basha larg nga politika dhe pse nuk kishte se si të mos flitej dhe për politikë, ku Basha për herë të parë ka thënë shumë gjëra të reja.
Basha për herë të parë ka folur në lidhje me pallatin ku është aksioner dhe vjerri i tij dhe arsyet që cuan kreun e qeverisë në prishjen e tij, duke e quajtur një hakmarrje politike. Gjatë intervistës, Basha ka zbardhur dhe marrëveshjen e 18 Majit, ku ka deklaruar se marrëveshje nuk është respektuar nga Kryeministri I vendit Edi Rama. Për herë të parë, ai ka folur dhe për hobit e tij që është fotografia dhe pse axhenda e ngjeshur politike nuk ja lejon që ta praktikoje. I pyetur nëse do të kishte mundësinë e një kthimi pas në kohe çfarë nuk donte Basha është përgjigjur se është një njeri që sheh gjithmonë përpara dhe nuk e kthen kokën prapa.