Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit , Edith Harxhi ka qenë e pranishme në Korçë, ku ka folur për zgjedhjet e brenshme në degën e kësaj partie, ku garojnë 4 kandidatë.
Harxhi e quajti përçarëse platformën e publikuar nga Alibeaj, ndërsa tha se i vetmi statut që është në fuqi, është ai i votuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.
Absolutisht unë nuk mendoj se duhet të ekzistojë ndonjë një ide për të pasur një platformë tjetër brenda partisë demokratike, një platformë përçarëse dua të them, çdo lloj platforme duhet të jetë platformë brenda partisë. Ne kemi ligjeruar me statutin e datës 11 dhjetor, fraksion brenda partisë dhe unë mendoj që kjo është një arritje shumë e madhe”, u shpreh Harxhi.
Pyetje: A kanë probleme listat e anëtarëve në Korçë pasi në qytetet e tjera ka pasur?
Harxhi: Listat në përgjithësi janë qënë lista problematike këtë duhet ta themi, për arsye të ndeyshne historiku gjatë viteve të fundit të Partisë Demokratike dhe të regjistrimit të anëtarëve, mospërputhjes, rakordimit të listave të degëve me selinë qëndrore.
Gjithsesi ne kemi një vendim të Komisionit të rithemelimit i cili në bazë të statutit drejton partinë deri në kuvendin e 30 prillit. Do të merren në bazë listat e vitit 2019 dhe listat e referendumit të 18 dhjetorit. Ne sot kemi vendosur pas një takimi që do të bëjmë një rakordim të listave dhevtë gjithë kandidatët kanë rrënë dakord.