Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zgjatjen me tre muaj të hetimeve për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.
Muaj më parë SPAK nisi hetimet ndaj Vyshkës pasi akuzohet për korrupsion, ajo tashmë po hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vyshka u arrestua më 22 korrik të këtij viti së bashku me avokatin Ilir Pashaj dhe katër persona të tjerë.
Ata akuzohen se kanë kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit të një të burgosuri. Ndërkohë, Vyshka më herët deklaroi se vendimi ishte i padrejtë dhe se është stisur për të dëmtuar imazhin e saj.