“80% e mjekëve janë të divorcuar”, Sallabanda: Shokun tim e la gruaja për trajnerin e sportit

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një studim i fundit ka treguar se një nga profesionet të cilat ka dhe numrin më të lartë të divorceve është ai i mjekut.

Neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda, në një intervistë për mediat konfirmoi këtë studim duke thënë se 80% e kolegëve të tij në spitalin KU punon në Spanjë janë divorcuar.
Madje ai solli si shembull dhe rastin e një kolegu të cilin e la gruaja pasi u dashurua me trajnerin e fiskulturës.

“Unë bëra specializimin e neurokirurgjisë në Barcelonë, dhe në shërbimin e neurokirurgjisë ku unë punoja, 80% e neurokirurgëve ishin të divorcuar ose u divorcuan pas martesës dhe u martuan me njerëz të tjerë. Dikush me një infermiere, dikush me një mjek.

Ishte dhe rasti i një kolegut tim të cilin e la e shoqja dhe u martua me trajnerin që bënte fiskulturë.

Ndodh që të dashurohen dhe me pacientet, por janë raste më të shkëputura pasi nuk të lejon etika profesionale”, tha ai.

Zjarr Tv Ad