Meta kthen kokën 11 vite kujton “atentatin kushetutes të 21 prillit”

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta postoi sot në facebook një deklaratë të 11 viteve më parë, kur si kryetar i LSI-së deklaronte se ishte kundër dhe kurrë nuk do të pranonte ndryshimet kushtetuese, 2008,  që u firmosën nga Sali Berisha dhe Edi Rama

“Ne kurrë nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushetutes të 21 prillit, sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë dhe jetik, ësht vija ndarëse mes demokracisë dhe diktaturës.”

“Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë” shkruan  Meta në postimin që e shoqëron videon e një prej mitingjeve të asaj kohe.

Themeluesi i lëvizjes Socialiste për Integrim, presidenti aktual Ilir  Meta nuk ka qenë i pranishëm në festimet për 15 vjetorin, për të mos u bërë objekt i sulmeve mediatike. Ndërkohë në prononcimet dhe konferencat për media kreu i shtetit Meta shpesh është prononcuar se situata aktuale e krizës politike dhe institucionale e vendit i ka themelet pikërisht tek këto ndryshime kushtetuese që u firmosën në atë kohë nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad