Kryeministri Rama në Itali, pritet nga Giuseppe Conte

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur në Itali me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Giuseppe Conte.

Pas drekës së punës, në orën 14:00 dy kryeministrat do të kenë një deklaratë.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Itali vjen pasi Keshilli Europian vendosi të shtyjë datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të gjejmë mënyrat, – tha Conte – të korrigjojmë këtë gabim historik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar.”

Takimi i sotem Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.

Zjarr Tv Ad