“Shqipëri-SHBA, bashkë në kohë të vështira”, zyrtarja amerikane: Shembull i jashtëzakonshëm i NATO-s

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Shqipëria është një shembull i jashtëzakonshëm për të mbështetur operacionet e NATO-s në të gjitha koalicionet dhe kohët e fundit në kuadër të luftës së gjirit.” kështu u shpreh zv. asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA–së, Znj. Laura Cooper, e pranishmë në konferencën ‘Karta e Adriatikut (A5)’. Cooper tha se shqiptarët dhe amerikanët kanë qenë gjithmonë bashkë në kohë të vështira.

“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira. Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit.

Shumë prej forcave tona të armatosura qëndrojnë afër njëra- tjetrën për të mbështetur misionet në Afganistan, K5 dhe në koalicione të tjera. Vendet tuaja janë të rëndësishme sa i përket ofrimit të sigurisë, jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në kuadrin ndërkombëtar. Siguria që ofroni është e rëndësishme, por i përshtatet aspekteve taktike të situatave me të cilat përballemi”, tha Cooper, ndërsa theksoi se SHBA vijon të shprehë solidaritet pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Ajo vlerësoi kontributin pa kushte të të gjitha vendeve, të cilat reaguan menjëherë pas kësaj ngjarje, duke garantuar ministren Xhaçka per mbeshtetjen e pakufishme te SHBA ne kete situate të veshtirë.
“Do të doja të fillojë me ngushëllime për familjet që vuajtën si pasojë e këtij tërmeti. SHBA janë miq të Shqipërisë si gjithë amerikanët dhe shqiptarët që kanë qenë bashkë në kohë të vështira.

Këto popuj kanë qenë gjithmonë bashkë. Të gjitha vendet që janë sot këtu, që reaguan pa asnjë kusht dhe kanë dhënë mbështetjen e nevojshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë. SHBA qëndrojnë afër Shqipërisë, partneritet me të gjitha vendet e rajonit. Kjo na sjell në këtë seancë të A5. Pavarësisht nga ky tërmet që ndodhi në patëm mundësi të takohemi dhe shoh që kemi shumë miq në këtë tryezë”, deklaroi Cooper.

Zjarr Tv Ad