Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur nga Vlora kryeministrit Edi Rama, atje ku tha se do jetë sa herë të përmendet nga Vlora. Herë me ironi e herë drejtpërdrejt, Meta ka dhënë përgjigjen për ato që i quajti shpifje se “Presidenti shkon natën në Vlorë për LSI”. Kreu i Shtetit deklaroi se gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë dhe duhet ta marrë përgjigjen ballore. Ai e cilësoi ‘fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri’.