Një nga momentet më emocionuese të largimit të Messi-t nga Barcelona, ishte kur futbollisti argjentinas shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp.
Ai nuk e përmbajti veten dhe u përlot, një gjst ky mjaft i kuptueshëm për të. Në ato momente, bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, i dha Messi-t një pecetë për të fshirë lotët.
Por ajo që i ka habitur të gjithë së fundmi, është fakti se kjo pecetë është nxjerrë në ankand. Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Shuma fillestare e pecetës është 1 milionë dollarë.
Një nga fansat e yllit argjentinas e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje për 1 milionë dollarë në një nga faqet më të njohura spanjolle.
Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messi-t dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin.