E premte, Korrik 31, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Peceta me të cilën Messi fshiu lotët nxirret në ankand për shumën...

Peceta me të cilën Messi fshiu lotët nxirret në ankand për shumën marramendëse

0
233
Zjarr Televizion Adccccc

Një nga momentet më emocionuese të largimit të Messi-t nga Barcelona, ishte kur futbollisti argjentinas shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp.

Ai nuk e përmbajti veten dhe u përlot, një gjst ky mjaft i kuptueshëm për të. Në ato momente, bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo, i dha Messi-t një pecetë për të fshirë lotët.

Por ajo që i ka habitur të gjithë së fundmi, është fakti se kjo pecetë është nxjerrë në ankand. Lajmin për shitjen e saj e kanë bërë të ditur mediat spanjolle. Shuma fillestare e pecetës është 1 milionë dollarë.

Një nga fansat e yllit argjentinas e ka marrë pecetën dhe e ka nxjerrë në shitje për 1 milionë dollarë në një nga faqet më të njohura spanjolle.

Në përshkrimin e produktit thuhet se peceta përmban materialin gjenetik të Messi-t dhe se mund të përdoret në të ardhmen për të klonuar futbollistin.

Zjarr Tv Ad