ISHP publikon udhëzuesin për rikthimin në shkolla: Mësuesit duhet të jenë të vaksinuar, ja çfarë ndodh nëse nuk kanë marrë vaksinën

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mësuesit duhet të jenë të vaksinuar teksa ditën e nesërme pritet të nisë mësimi plotësues. Në rast se mësuesit nuk janë të vaksinuar atëherë duhet të merren masat që të vaksinohen brenda 30 shtatorit.

ISHP parashikon dhe rastin kur mësuesi nuk është i vaksinuar dhe për këtë ai ose ajo duhet të paraqesë dokumentin e mjekut të familjes ku paraqitet arsyeja e mosvaksinimit.

Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet duke ndjekur disa masa, që nga oraret fikse, distanca mes nxënësve, apo dhe mbajtja e maskave në klasë por dhe në ambientet e shkollave.

Një sërë rregullash duhet të zbatojnë edhe mësuesit. Kujtojmë se më 1 shtator do të nisë mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije, për të cilat mund të ketë pasur boshllëqe nga viti i kaluar. Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.

Zjarr Tv Ad