Fatbardh Kadilli sulmon qeverinë ‘Rama 3’: Ndryshimet e pakuptimta në PS bëhen nga frika në drejtësi

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka sulmuar qeverinë ‘Rama 3’, duke theksuar se ndryshimet e bëra kanë në thelb frikën ndaj reformës në drejtësi.

Më tej, Kadilli thotë se reforma në drejtësi duhet jo thjeshtë të trembë por duhet dhe të veprojë. Ai shton se reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejt, me forcë dhe me drejtësi.

“Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta në PS. Shqiptarët kanë pritur gjatë, shumë gjatë për të parë drejtësi.

Kjo reformë nuk duhet vetëm të trembë. Duhet të veprojë, duhet mbështetur dhe jo paragjykuar dhe aq më pak, nuk duhet përqeshur.

Reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejt, me forcë dhe me drejtësi.

Vetëm kjo i kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon, që shpresojnë se demokracia u shërben atyre dhe jo padronëve politikë dhe as klientëve të politikës në biznes, në meida, apo në thellësitë e krimit”, shkruan Kadilli.

Zjarr Tv Ad