Krei i PD Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me rastin e Kelment Balilit, ndërsa pohoi se me bekimin e ministrit Tahiri ai është arratisur prej dy ditësh. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Basha theksoi se për 3 dite me radhë Tahiri u mundua te bindte qytetarët se Balilaj është i pafajshëm, -edhe pse CNN e cilësonte si ‘Eskobari i Ballkanit’- tha kreu i opozitës.
“Me bekimin e ministrit te brendshem dhe nen mbrojtjen e policisë Klement Balilaj prej dy ditesh eshte arratisur dhe nuk gjendet. Kjo nuk eshte rastesi por sherbimi i fundit pas lehtesirave per trafikun e droges qe Sajmir Tahiri i beri Klement Balilajt. Per 3 dite me rradhe Tahiri u mundua te bindte qytetaret se Klement Balilaj ortak ne trafikun e droges i vellezerve Habilaj kusherinj te ministrit te brendshem eshte i pafajshem edhe pse CNN e cilesonte si Eskobari i Ballkanit. Dhe pikerisht arratisja e tij vjen pas pamundesise se Sajmir Tahirit per ti pastruar dosjen sepse hetimi eshte kryer nga DEA amerikane dhe policia greke. Loja me ka kerkese, ska kerkese, ka dosje ska dosje eshte ne hetim nuk eshte ne hetim, eshte i PS eshte i LSI, nuk eshte gje tjeter vecse dhenie kohe Klement Balilaj per te kryer pikerisht kete akt, arratisjen.”, citohet në mesazhin e lidërit të PD-së.
Sipas Bashës, qeverisja e inkriminuar dhe e korruptuar ne cdo ind e Edi Ramës, e mbushur me oligarkë e banditë, nxorri në pak ditë të gjithë tiparet.
“Kokedhima që rrembente para edhe nga azili i pleqve ne Fier u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si zhvates i paligjshem, Ervin Elvis Roshi, modeli i Rames per pushtetin vendor, humbi kujtesen pse e kane debuar nga Mynihu, Shullazi te cilit po i zbulohen cdo dite krimet dhe skemat e Tahirit per ta shpetuar, Tahiri i dekoratave i kapur ne lidhje te reja kriminale, Balili, drejtori i transportit qe eshte transportuesi me i madh i droges ne Ballkan, Mimi qe habiti gjermanet me pazaret e luksit me eskorte, dhe per ti dhene ngjyren e fundit mozaikut rilindas, u shfaq Shukri perversi duke dhene vendet e punes ne shtrat. Me Ramen e rreth tij ka shume te tjere te krimbur ne krime, tendera dhe degjenerim, sepse peshku ka kohe qe eshte qelbur dhe eshte qelbur nga koka ne Surrel. Shqiptaret e shohin cdo dite, korrupsionin e oligarkeve, babezine e tyre per luks dhe renien ne perversitet, nderkohe qe populli bie cdo dite e me shume ne mjerim e varferi, dhe i duhet te paguaje ne cdo forme qe i kerkohet per nje vend pune. Kjo pra është fotoja e oreve te fundit e bandes qe sundon vendin me ne krye Edi Ramen. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, tha Basha, ndërsa e ka shoqëruar mesazhin me një fotomontazh. Ndersa ka akuzuar Ramen e Tahirin, kreu i PD-se nuk ka “guxuar” te thote asnje fjale per kreun e LSI Ilir Meta, ndonse ai ishte zyrtar i LSI ne Sarande, i emeruar nga nje minister i LSI.
Burimi : / Javanews.al