“Berisha tregoi se shumica është me të, por Basha do përpiqet të…”, Konomi: Nëse do kishte nisur në 26 prill lëvizja e ish kryeministrit do ishte më e kuptueshme

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Esiona Konomi e ftuar në emisionin nga Aulon Kalaja në Fax News ku foli lidhur me situatën aktuale që po kalon partia Demokratike duke theksuar se foltorja e nisur nga ish kryeministri Sali Berisha shihet si e vetmja mënyrë për të rrëzuar Bashën nga posti i kryetarit.

Konomi tha se Berisha e kishte demonstruar tashmë forcën, por shtoi se do kishte pasur më shumë sukses nëse kjo lëvizje e tij do kishte nisur që në datën 26 prill pasi Basha humbi zgjedhjet. Por ndër të tjera gazetarja theksoi se Berisha nuk duhet të vazhdonte me kandidaturën e tij në krye të PD por të hapte rrugën për figura të tjera.

Esiona Konomi: Nëse Berisha do ta kishte nisur në 26 prill pasi Basha humbi zgjedhjet do ishte më e kuptueshme. Por është fakt se Foltorja ka efekt të madh jo sepse ata besojnë tek Berisha por e shohin si të vetmin mekanizëm që mund të rrëzojë Bashën sepse ky i fundit shihet tashmë si një lider i thyer dhe që nuk do të vijë në pushtet. Nuk do kishte sukses foltorja nëse Basha do ishte kryeministër. Forumi më I madh në vend deklaroi se ishte pro Berishës.Nuk e di nëse barcodi që është chekuar aty ka qenë sepse delegatët kanë qenë prezentë. Ne nuk e kemi parë nëse është kështu apo jo.

Spaho: Barcodi ka qenë i lidhur me emrin.

Esiona Konomi: Berisha demonstroi forcën dhe tregoi që shumica është me të, por jam e bindur se Basha do përpiqet të tregojë se ka numrat. Po përpiqen të mbushin sallën por pa na dhënë mundësinë të provojmë nëse ata aty do jenë delegatë. Do shkojmë në një arbitër por një arbitër që besoj se është e pamundur të japë zgjidhje. Unë nuk di të them nëse do isha ndonjëherë e gatshme të votoja kandidaturën e Bashës për kryeministër, por di të them se as Berishën nuk do e votoja kushdo qoftë kundër tij. Ajo që pres është që fitorja të jetë nëse Berisha të pranojë që e hoqi Bashën si gabim i tij por dhe të hapte garën dhe të tërhiqej.

Zjarr Tv Ad