“Një person ka futur 500 vota në kuti për Bashën në kuvendin e korrikut” Kulluri bën deklaratën e fortë: Po të shikosh Jemin Gjanën thotë…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kulluri ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket zgjedhjeve të zhvilluara në korrik të këtij viti për postin e kreut të PD ku Basha u shpall fitues me shumicë votash. Sipas Kullurit, vetëm një person ka future mbi 500 vota në kuti dhe gjithashtu akuzoi Jemin Gjanën se nuk kishte drejtuar mirë procesin zgjedhor.

Ndërsa më tej shtoi se mbi 80% e PD kanë marrë pjesë në foltoret e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha.

“Në kuvendin e mbajtur në korrik vetëm një person ka futur 500 vota në kuti more zotëri. Po të shikosh Jemin Gjanën thotë, të nderuar delegatë mbaroi votimi i atyre që janë në sallë, në banjë dhe në lulishte. Ose sivëllau i tij do i çojë nja 2 mijë veta. 80% e partisë kanë qenë në foltore”– tha Kulluri.

Zjarr Tv Ad