Basha uron besimtarët e krishterë: Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar me anë të një postimi në rrjetet sociale besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes.

Ai shpreh urimet më të mira për të gjithë, teksa thotë se tashmë është koha të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë.

“Të dashur besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë.

Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti bekoftë çdo familje shqiptare”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad