Taulant Balla komenton situatën në PD: Nuk është pronë e askujt! Sali Berisha i ka mbyllur llogaritë me partinë dhe Shqipërinë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla komenton situatën në Partinë Demokratike. Ai thotë se kjo parti është një aset kombëtar dhe nuk është e askujt, ndaj sipas Ballës, kryetari Lulzim Basha duhet të angazhohet për gjetjen e mekanizmave zhbllokues. Sali Berisha i ka mbyllur llogaritë politike me partinë dhe Shqipërinë, si një person “non grata”, shtoi politikani socialist.

“PD është një prej aseteve të rëndësishme të jetës politike në këto 30 vite. Si e tillë ajo nuk mund të jetë pronë e askujt. Është në përgjegjësinë e atyre që drejtojnë sot PD që të gjejnë të gjithë mekanizmat zhbllokues në këtë situatë. Por dhe ne të tjerët nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij debati.

Partneriteti me SHBA është shumë herë më i rëndësishëm se interesat personale të një individi, qoftë ky edhe një ish-kryeministër, ish-president apo dhe ish-kryetar i PD. Personat e shpallur “non grata” e kanë mbyllur llogarinë e tyre politike edhe me partitë e tyre edhe me Shqipërinë”, u shpreh ndër të tjera Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad