“Kryetari dhe Kryesia e PD zgjidhet deri në fund të qershorit”- Flet anëtari i Komisionit të Rithemelimit: Ja vendimet e rëndësishme që do marrë Kuvendi i 30 prillit

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë, në një intervistë për gazetën “Panorama.al”, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Enno Bozdo u shpreh se delegatët e Kuvendit pritet që të votojnë zgjatjen me 30 apo 45 ditë të mandatit të Komisionit të Rithemelimit për të drejtuar PD-në deri në zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarit të Partisë.

Për këto dy organe kryesore drejtuese, Bozdo u shpreh se i gjithë procesi, bashkë me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, do të përfundojë deri në fund të qershorit. Në vjeshtë, sipas tij, nis procesi i primareve për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe koha është e limituar, ndaj deri në fund të muajit qershorit, para se të shkohet me pushime, duhet një parti funksionale. Ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga Kuvendi i PD-së, Bozdo thotë se në mbi 50% të degëve ka përfunduar edhe procesi i zgjedhjes së kryesisë dhe delegatëve që do të jenë në Kuvend.

  1. Bozdo, jemi vetëm pak ditë nga Kuvendi i 30 prilli, a është gati Komisioni i Rithemelimit? Jemi në fazën e përfundimit të zgjedhjeve në nivelin e strukturave sa i përket kryesisë së degëve dhe delegatëve. Jemi në fazën e përgatitjeve për punimet e Kuvendit të datës 30 prill. Nuk ka përfunduar ende përzgjedhja e kryetarëve të PD në të gjitha degët, po në ato ku ka përfunduar faza e parë, a janë zgjedhur kryesitë?

Në 50% të degëve ka përfunduar procesi i zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve. Është një proces votimi që i përfshin të dyja votimet. Kuvendi i degës voton për anëtarët e kryesisë dhe për delegatët në dy fleta votimi që hidhen në kuti të ndryshme. Kjo përfundon brenda 3 ditësh. Pra do t’i kemi brenda tri ditësh emrat e të gjithë delegatëve.

Cila do të jetë axhenda e Kuvendit të datës 30 prill?

Axhenda kryesore do jetë zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar dhe ndryshimet statutore, nëse do të ketë të tilla. Unë në fakt nuk pres që të ketë ndryshime thelbësore, sepse statuti i miratuar me afro 5 mijë delegatë në 11 dhjetor të vitit të kaluar është një statut që e futi partinë në rrugë e pastër të demokratizimit të skajshëm, duke i dhënë peshë shumë të madhe votës së përfaqësuesve të partisë. Por mund të ketë propozime për çështjet që statuti i drejton disi.

Propozimi për ndryshim të thelbit është futja e mekanizmit “një anëtar, një votë” në të gjithë mekanizmin vertikal të partisë. Ky është thelbi i statutit. Zvogëlimi i kryetarokracisë dhe rritje e tagrit vendimmarrës të Këshillit Kombëtar dhe kryesisë. Këshilli Kombëtar tani do të ketë 150 individë, ndërsa kryesia do të ketë 27-28 individë.

Pra, i kemi kthyer këto institucione në përmasa vendimmarrëse, sepse në përmasat e mëparshme është e paktë të thuash qesharake, por kanë qenë të pamundura për të menaxhuar e jo më për të marrë vendime. I jemi kthyer piramidës dhe përfaqësimit politik, duke sanksionuar konceptin “një anëtar, një votë”. Ky është koncepti që kanë edhe partitë e tjera të ngjashme.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit u caktua se Komisioni i Rithemelimit do të drejtojë PD-në deri në kuvendin e ardhshëm. Pas 30 prillit, kush do ta drejtojë PD-në? Një nga opsionet është që drejtimin ta marrë Këshilli Kombëtar. Opsioni i dytë ngelet për t’u diskutuar, është që të ketë një zgjatje që për sa kohë të mbyllen procedurat për zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë së PD-së, të ketë një zgjatje me një muaj të mandatit të Komisionit të Rithemelimit.

Do të shikohet se kush është më e përshtatshme juridikisht. Komisioni i Rithemelimit ka funksionuar si kryesi partie. Nëse do të hapet menjëherë gara për kryesinë e partisë dhe garën për kryesinë e PD-së, duhet një trupë që të ketë përgjegjësinë e shpalljes së garës dhe menaxhimit.

Këtë mund ta bëjë Këshilli Kombëtar, por mund ta bëjë edhe Komisioni i Rithemelimit në një hapësire kohore 30- ose 45-ditore deri në zgjedhjen e organeve më të larta të Partisë Demokratike. Ka një datë se kur do të nisë gara për kryesinë apo edhe për kryetarin e partisë? Unë mendoj që zgjedhja e kryesisë, por edhe e kryetarit, bashkë me fushatën me një kohë të arsyeshme për të bërë fushatë, si procese do të mbyllen maksimalisht deri në fund të qershorit.

Në fund të qershorit do të kemi parti funksionale me organe të reja dhe me kryetar. Sepse me ardhjen e vjeshtës, PD do të hyjë në procesin e primareve, përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar partie dhe zgjedhjet lokale që do të jenë në prill ose maj të vitit 2023.

A do të ndërhyni në statut për t’i futur “ex-oficio” deputetët në Këshillin Kombëtar?

Ka mendime të tilla se mund të ndodhë një gjë e tillë dhe këtë do ta vendosë kuvendi. Por gjithsesi do të jetë një dispozitë tranzitore që i përgjigjet realitetit politik ku ndodhet PD, sesa një masë që do të zgjasë edhe në kuvendet e tjera. Principi do të jetë që Këshilli Kombëtar që drejton partinë në periudhën midis dy kuvendeve, do të jetë një trupë e zgjedhur me votën e 1100 delegatëve për 150 vetë. Ky është principi kryesor. Mund të shikohet një periudhë tranzitore për këtë gjë.

Përse nuk publikohet numri i pjesëmarrësve në procesin e votimit për kryetarët e degëve. Kujtojmë që në fillim u publikuan shifrat vetëm në degët e para. Po mbahet e fshehtë pjesëmarrja? Është e kotë që ne të japim pjesëmarrjen në çdo votim, sepse ajo që i intereson partisë edhe si informacion për publikun, do të jetë një statistikë zyrtare e plotë. Sapo të përfundojë procesi i zgjedhjes në 72 degët e PDsë, do të keni edhe një statistikë të plotë të numrit të pjesëmarrësve, të kandidatëve, sa për qind e tyre janë gra. Do të ketë një tabelë të plotë.

Ne kemi shpallur fituesit duke dhënë edhe përqindjen e votave që ka marrë fituesi. Nuk është çështje e mbajtjes në fshehtësi. Ajo që unë do të veçoja si shumë pozitive në këto votime, është së pari një prani e madhe e demokratëve për të votuar. Kjo ka ndodhur në 95% të degëve.

Dua të theksoj gjithashtu një rritje të ndjeshme të numrit të grave kryetare në degët e PD-së. Partia Demokratike vinte vetëm me një grua kryetare në 92 degë. Ky numër është rritur disa herë. Të dyja këto i shoh si shumë pozitive. Mendoj se është një shtrat shumë i mirë për të nisur riorganizimin e PD-së në çdo qelizë. Organizim që nuk mbaron me zgjedhjen e organeve drejtuese.

Në dijeninë tuaj, kanë konfirmuar deputetë që do të jenë në kuvendin e 30 prillit?

Do të thosha që pavarësish mendimeve ndryshe që mund të kemi, pavarësish krizës që ka kaluar PD, Kuvendi i datës 30 prill është një mundësi e artë për t’u bashkuar PD. Ka pasur një bashkim të ethshëm në bazë pas vendimit të gjykatës. Mendoj që ky është një shans tjetër. Risi tjetër e këtij statuti është çështja e fraksioneve. Është një çështje shumë e rëndësishme. PD bëhet e para në Shqipëri që sanksionon në statutin e saj të drejtën për të folur ndryshe nga linja kryesore e partisë

Zjarr Tv Ad