‘Vera për disa, ka për të qenë përvëluese!’ Paralajmërimi i Kryemadhit: Po tentohet të hiqet vëmendja nga rritja e çmimeve, karburantit dhe kostos së jetesës

0
325
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bërë një reagim në Facebook ku paralajmëron se “vera për disa ka për të qenë përvëluese” por nuk dihet se kujt i referohet. Kryemadhi thotë se po tentohet që të largohet vëmendja nga rritja e çmimeve, karburantit dhe kostove të jetesës nga personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës. Apo nga cënimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë. Ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro!!! Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa, ka për të qenë përvëluese..”, shkroi Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad