Një pjesë e mirë e emisionit ‘Shkruaje në akull’ nga Ismet Drishti në studion e Zjarr Televizion iu dedikua Kopshtit të Ri Zoologjik në Tiranë i cili u inagurua këtë muaj më datë 4 të së shtunës.
Moderatori i ‘Shkruaje në akull’ ishte vet personalisht në Kopshtin Zoologjik, ku na njohu me mjaft problematika që mbart ky kopësht.
Drishti na njohu dhe me personin i cili ka jo një por dy lokale brenda Kopshtit Zoologjik të cilët nga investigimi i bërë nga Ismet Drishti rezultojnë të jenë në pronësi të këshilltares në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Elena Bardhi.
Kush është Elena Bardhi?
Znj. Elena Bardhi, lindur në Korçë, më 28 Shtator 1987. Ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme, “Pinewood International School” në Selanik të Greqisë, në vitin 2006.
Përpara se të merrte postin e Këshilltares së Ministrit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Bardhi ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë dhe Drejtorit të Imazhit dhe Botimit pranë Agjensia Kombëtare të Turizmit.
***
Ajo që vlen të theksohet është se ky biznes ( lokali ) brenda ambienteve të Kopshtit Zoologjik, rezulton të jetë regjistruar rreth dy javë përpara se të inagurohej Kopshti Zoologjik, saktësisht më datë 17 Maj 2022.
Për më tepër ndiqni linkun më poshtë: