Xhaçka gjallon! – Nga Ylli DYLGJERI

0
1619
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

Xhaçka gjallon!

U be e disata here qe zonja Xhacka, here me miqesi, here me krushqi, dhe here me dashuri, shkel mbi te drejtat civile te publikut. Historiku i saj fillon si nuse me firmen rentiere “Gjallica” e vazhdon te gjalloje edhe sot po si nuse me shfrytezimi e bregdetit per turizem nga bashkeshorti i saj strategjik!

Ministrja Xhaçka akuzohet se ka përfituar tokë në bregdet në emër të bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar afrimitetin në qeveri me Kryeministrin, te vellain e Tij, me rrethin familjar qe sot deputon ne PS.

Por sipas Ramës, bashkëshorti i Olta Xhaçkës e ka marrë me të drejtë që i takon me ligj pjesën e plazhit para pronës së tij!!! Rama nuk sheh asnje arsye per kete “furtune ne gote”!!! Jane llafe te fukarallekut mendor -thote me tej Ai!

Nderkohe qe ne fjalen e saj ne krah te Rames, Olta Xhacka justifikohet e kerkon te hape cadrat ne bregdet duke na “hapur njeheresh” edhe barkun!

Ne ndihme te publikut, medias, e politikes po i rinjoh me Manualin e miratuar mbi konfliktin e interesave.

C’FARE ESHTE KONFLIKTI I INTERESAVE DHE NDALIMET LIGJORE?

Duke qene se 15 vjet me pare, me mbeshtetjen financiare te USAID, Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike (ACER) ka asistuar ILDKPI ne pergatitjen e Manualit Nr.2:  “MANUAL MBI PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË PROKURIMET PUBLIKE”.(Citoj Z. Precin)

Ne kete dokument qe eshte fuqi ne zbatim te ligjit perkates dhe gjendet lehtesisht ne faqen e Web-it te ILDPI (https://www.ildkpki.al/gloolsys/2018/12/manual-pki-nr.2-.pdf), saktesisht ne faqe 37-39 jepen disa sqarime thelbesore.

Keshtu sqarohet se cilet jane “personat e lidhur”, si dhe rastet e ndalimeve absolute, (“ndalim i natyrës absolute”; i referohet ndalimeve që burojnë nga funksioni i zyrtarit, pikat 1, 2, dhe 6 të nenit 21 të ligjit PKI).

Gjithashtu, aty sqarohet edhe se cfare konsiderohet kontrate publike (shih pika e citimit ketu me poshte).

Citim:

“Personat e lidhur me zyrtarin janë bashkëshorti/ja, fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit/es”.

Ne vijim po citoj permbledhjen perkatese qe gjendet ne fq 39:

Në përfundim të analizës së mësipërme, mund të thuhet se elementet kryesore të ndalimit të natyrës absolute janë:

  1. ky lloj ndalimi lidhet me funksionin e zyrtarit dhe zbatohet për kategorinë e zyrtarëve të institucioneve qendrore të administratës publike
  2. ndalimi është i një natyre absolute, për faktin se nuk lidhet me vendimmarrjen konkrete të zyrtarit në lidhjen e një kontrate publike, por lidhet vetëm me ushtrimin nga ana e tij të funksionit publik sipas kategorive të përshkruara më sipër
  3. ndalimi absolut në lidhjen e kontratave për këto kategori zyrtarësh, shtrihet në të gjithë territorin e RSH, për të gjitha institucionet publike
  4. kontrata publike konsiderohen prokurimi, ankandi, koncesioni dhe në këtë kuptim, zyrtarët e nivelit të lartë, ndaj të cilëve aplikohet ndalimi absolut në lidhjen e kontratave, nuk mund të përfitojnë në asnjë nga këto raste
  5. ndalimet për zyrtarët e nivelit të lartë, në të njëjtën mënyrë dhe në po atë masë, aplikohen edhe për personat e lidhur me zyrtarin (bashkëshorti/ja, fëmijët madhorë dhe prindërit e zyrtarit dhe bashkëshortit/es. Këto përfundime janë të vlefshme për të gjitha kategoritë e zyrtarëve që trajtohen në këtë kapitull, pra për:
  6. zyrtarët e nivelit të lartë të institucioneve qendrore
  7. zyrtarët e zgjedhur dhe ata të nivelit të lartë të organeve të pushtetit vendor
  8. zyrtarët, anëtarë të organeve të Autoriteteve Rregullatore
  9. personat e lidhur me zyrtarët e kategorive të mësipërme, në kuptim të nenit 24 të ligjit PKI.

Kaq mjafton per tu qartesuar cdokush,

pa cituar edhe Kodin Etik te miratuar e ne fuqi.

Zjarr Tv Ad