“I përmbysim në kryeqytet” presidenti i Tiranës optimist edhe pas humbjes në Luksenburg

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e Tiranës humbi takimin e parë kualifikues në Luksenburg përballë Dundelange, megjithatë duket se drejtuesit e ekipit janë optimist për ndeshjen e kthimit.

Presidenti i Klubit Refik Halili ka folur me nota optimiste pas përfundimit të këtij takimi. Halili thotë se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse Limaj nuk do të ndëshkohej me kartonin e kuq, gjithsesi ai thotë se asgjë nuk ka përfunduar.

Presidenti bardheblu shprehet se ndeshja në “Air Albania” do të jëtë një tjetër histori edhe për faktin se ky stadium i ka sjell vetëm fat Tiranës.

Kujtojmë që pak ditë më parë presidenti i premtoi ekipit një premio prej 100 mijë euro në rast të kalimit të turit të parë të Uefa Champions League.

Zjarr Tv Ad