Kryeministria nisi mbrëmjen e sotme fortifikimin e dyerve dhe dritareve në pritje të protestës së ditës së nesërme të thirrur nga PD. I ftuar në një interviste televizive avokati Altin Goxhaj u shpreh se Rama të vendos hekurat dhe të mos i heqë më.
“Rama bën mirë që t’i vendos e mos t’i heqë më. Shqiptarëve ju ka munguar vetëm një gjë në këto 9 vjet: të jetë dikush që i bashkon dhe i udhëheqë. E vetmja gjë që u ka munguar shqiptarëve, ka qenë dikush që nuk i përdor për të shitur kauza, për t’i shitur te Rama dhe për të marrë konsensione, para, pasuri në kurriz të popullit opozita. Në Shqipëri ka pasur një grusht shteti 9 vjeçar. Ka qenë qeveria kuislinge me një opozitë kuinsilnge që kanë manipuluar sistemin sikur ka proces zgjedhor.”-shprehet Goxhaj.
Ai tha se së bashku me Berishën janë bashkuar dhe parti të tjera, të cilat do jenë kundër keqqeverisjes. Më tej Goxhaj tha se Berisha nuk kthehet më mbrapsht.
“Tashmë ka ardhur Sali Berisha, tashmë u bashkuan dhe parti të tjera. Tani të gjithë do t fillojnë të bëhen bashkë, për të shpëtuar nga ajo e keqe që na ka zënë. Unë po ta them me sinqeritet, dhuratë më të madhe që i ka bërë Shqipërisë Blinken duke shpallur Berishën Non Grata nuk ka.
Që nga ai moment që ata vendosën që Shqipërinë përfundimisht ta çojnë në duart e Edi Ramës. Kemi tashmë një opozitë, jo vetëm PD në artikulim por edhe pjesa tjetër e opozitës do shpëtojmë sepse Soros ka qenë brenda opozitës që e ka mbajtur në shtrëngim dhe tashmë është shtuar përgjegjshmëria. Mendoni se Berisha tashmë mund t’i tradhtojë shqiptarët. Është e pamundur që Berisha të kthehet mbrapsht.”-tha ai.