Laci është e vetmja skuadër shqiptare që mbanë lartë flamurin tonë në Europë të paktën këto vitet e fundit duke mos e diskutuar kualifikimin në turin e parë.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë me kurbinasit që jane kualifikuar për në raundin tjetër të Conference League përballë Iskras. Sfida e parë në Elbasan Arena ishte mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa mbrëmjen e djeshme Laci ka fituar minimalisht 1-0 falë golit të Mazrekajnë minutën e 19-të.
Ndërkohë skuadrat e kryeqytetit dështojnë në misionin e tyre europian, pas Tiranës që zhvilloi dy takime zhgënjyese ndaj Dudelange edhe Partizani eleminohet që në turin e parë të Uefa Europa Conference League.
Gjeorgjanët fituan ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-1 me golin e Guliashvilit duke e cuar takimin në shtesë dhe më pas tek penalltitë. Aty ku edhe pse Teqja arriti të pres dy të tilla të kuqtë humbën tre duke u eleminuar që në turin e parë.
Gjilani edhe pse kishte fituar në takimin e parë 1-0 u mposht në ndeshjen e kthimit nga Lepaja me rezultatin 3-1 duke i dhënë lamtumirë Europës.
Shkëndija edhe pse barazoi 2-2 me armenët e Ararat Yerevan kalon më tej falë fitores 2-0 në takimin e parë.
Skuadra e Llapit eleminohet pasi nuk arriti të shkonte më tej se barazimi 2-2 në shtëpi përballë Buducnostit por kishte humbur takimin e parë 2-0.
Eleminimi vjen edhe për skuadrën e Decic që pas barazimit në takimin e parë 1-1, humbet në ndeshjen e kthimit 1-2 përballë bjellorusëve të Dinamo Minsk.