Tre ushtarakë shqiptarë janë aksidentuar rreth një orë më parë në Himarë dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Mjeti me të cilin ata udhëtonin është përplasur me bordurat anësore pasi shoferi ka humbur kontrollin.
“64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”, shtetasi P. N., 64 vjeç, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, shtetasit G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.