Meta ia merr valles popullore në dasmën e anëtares së PL

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një ceremoni martesore të një prej anëtarëve të PL-së.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Panorama.al, Meta i zhveshur nga kostumi zyrtar, ia ka marrë valles nën ritmet e muzikës popullore.

Një moment relaksi për kreun e Partisë së Lirisë përpara një jave intensive siç është ajo e ardhshme.

Kujtojmë se Partia e Lirisë ka njoftuar mbajtjen e një proteste te inceneratori i Tiranës më datën 13 shtator në orën 18:00.

Meta ftoi të gjithë qytetarët të cilët ndihen të vjedhur nga afera e djegësave të plehrave që t’i bashkohen në tubimin tek inceneratori i Tiranës.

Zjarr Tv Ad